Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, denoncon situatën alarmante të zjarreve në vendin tonë.
Salianji ktitikon qeverinë për mungesë përgjegjësie dhe mungesë mjetesh bazike për shuarjen e zjarreve.
“Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata duke rrezikuar dhe jetët e punonjésvë që duhen respektuar e falenderuar për rraskapitjen! Helikopterët dhe avionët e premtuar janë ende në letër, mjetet mungojnë, përgjegjësit fshihen”, shprehet Salianji.
Postimi i plotë
U bënë së paku 4 vite që kemi denoncuar dhe propozuar zgjidhje, e jemi sërish në të njëjtin zjarr, vetëm se flakët janë më të mëdha dhe pushteti e ka marrë më rehatshëm.
Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata duke rrezikuar dhe jetët e punonjésvë që duhen respektuar e falenderuar për rraskapitjen!
Helikopterët dhe avionët e premtuar janë ende në letër, mjetet mungojnë, përgjegjësit fshihen.
