Shqipëria e ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare në nderim të Papa Françeskut i cili përcillet sot në banesën e fundit në Romë.

Në një postim në facebook, kryeministri Rama shkruan se ai ishte jo vetëm një Papë i jashtëzakonshëm, po edhe një mik i jashtëzakonshëm të Shqipërisë

“Mirmëngjes dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja”, shkruan Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb