Irani ka ndërmarrë një sulm me dronë ndaj rafinerisë së Bapco Energies në Bahrein, një nga asetet më të rëndësishme të sistemit energjetik të vendit.

Sipas mediave lokale, në sulm janë përdorur rreth gjashtë dronë. Kompania ka konfirmuar ngjarjen, duke bërë të ditur se një rezervuar është dëmtuar, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Zjarri i shkaktuar nga sulmi është shuar, ndërsa autoritetet po vijojnë vlerësimin e dëmeve.

Rafineria e Bapco konsiderohet shtylla kurrizore e industrisë së naftës në Bahrein, pasi merret me prodhimin dhe eksportet që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të vendit.

Sulmi rrit shqetësimet për sigurinë energjetike në rajonin e Gjirit, në një kohë tensionesh të larta mes aktorëve kryesorë në Lindjen e Mesme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb