Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në disa qytete, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit.
IHMK-ja theksoi se reshjet e pandërera të shiut gjatë disa ditëve në vende si Gjakova, Juniku, Deçani, Malisheva, Rahoveci dhe Klina kanë bërë që lumenjtë dhe përrenjtë të dalin nga shtretërit e tyre.
Situatë e vështirë është parqitur në Poklek të Drenasit, ku quytetarë dhe familje janë evakuuar me motoskafe.
