Një moment që supozohej të ishte thjesht pjesë e argëtimit në koncertin e grupit të famshëm britanik Coldplay në Boston, u shndërrua në një skandal publik, pasi kamera e transmetimit live kapi një situatë të ndjeshme në ekranin gjigant.

Në qendër të vëmendjes u gjend Andy Byron, CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë ‘Astronomer’, i cili u filmua në një moment të afërt dhe të përzemërt me Kristin Cabot, shefen e burimeve njerëzore të kompanisë së tij. Pamjet u transmetuan live për gjithë publikun në koncert – dhe shumë më gjerë në rrjetet sociale.

Problemi? Byron është i martuar dhe baba i disa fëmijëve, të cilët – sipas mediave amerikane – ndodheshin në shtëpi në atë kohë.

Situata u bë edhe më e sikletshme kur vetë vokalisti i Coldplay, Chris Martin, bëri një koment me humor para mijëra njerëzve: “Shikoni këta të dy… Oh, ose kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb