Teknologjia ka minimizuar gabimet në futbollin modern por nuk i ka mënjanuar plotësisht. Rasti i fundit vjen nga Kolumbia, ku ka polemika për një gol të cilësuar si të vlefshëm por që sipas rregullave duhej të anulohej. Gjithçka ndodh në fund të takimit të elitës mes Deportivo Pereira dhe Junior Barranquilla.

Protagonist i episodit kyç është ish-qendërsulmuesi i Milanit, Carlos Bacca, i cili duket qartë që është pozicion jashtë loje, por arbitri i çuditi të gjithë, teksa pas rishikimit me VAR e akordoi gol. Në fakt, as vetë Bacca, lojtar i Junior nuk e mendoi se një gol i tillë vërtetë do të ishte i vlefshëm.

Takimi përfundoi në shifrat 3-3, por në studiot televizive dhe te tifozët natyrisht, ai gol është temë diskutimi. Futbolli në Kolumbi shpeshherë has në raste të çuditshme, të cilat njollosin pastërtinë e sportit në këtë vend.

 

Edee
Edee

 

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: