GJIROKASTER- Gjykata e Apelit në Gjirokaster ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës për ish-aktivistin e Partisë Socialiste, Agron Cane.

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë me “Burg” deri në përfundim të procesit gjyqësor. Pas vendimit të Gjykatës së Sarandës, e cila la Canën me masën e sigurisë “arrest me burg” , gjykata e Apelit në Gjirokastër ka marrë nën shqyrtim ankesën e bërë nga avokati i tij, Gjergj Ymeraj.

Në këtë seancë Agron Cane nuk është paraqitur në gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i tij. Mungesa e tij është argumentuar nga avokati me arsyen se Cane ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Agron Canaj u arrestua në 16 gusht pas publikimit të një regjistrimi ku ai i kërkonte marrëdhënie seksuale një 14-vjeçarje në këmbim të një vendi pune. Video-skandali u publikua në News 24.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb