TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-ministri Petrit Vasili i ftuar në studion e Neës24 me gazetaren Ola Bruko, lidhur me video-skandalin në QSUT, se prokuroria duhet të tregohet e rreptë me rastin dhe të mos ndiejë keqardhje, por se kjo ngjarje nuk trondit sistemin e shëndetësisë.

“Video-skandali është një ngjarje që trondit emocionalisht opinionin. Para se të flas për tronditjen e sistemit, duhet analizuar ngjarja dhe mënyra se si duhet bërë më mirë për sistemin. Prokuroria shqiptare duhet ti shkojë ngjarjes deri në fund, pa keqardhje, me rreptësinë e duhur. Pjesën që i takon shëndetësisë, të analizohet se si duhet të funksionojë më mirë, të ketë më shumë siguri etj. Është një moment, ku secili ka mundësi të nxjerrë mësime. Sistemi është një koncept më i gjerë, është pretendim i madh të thuash tronditet sistemi për një çështje të tillë”, tha Vasili.

Vasili ka folur edhe për marrëdhëniet mes maxhorancës dhe opozitës si dhe përplasjet me Presidentin e Republikës për Gjykatën e Lartë.

“Për gjykatën e Lartë, kërkohet zgjidhje e shpejtë. Duhet vendosja në eficencë të plotë e gjykatave. Këto gjykata janë të paplotësuara. Sforcoja jonë për disa ndryshime në ligj, është një demonstrim i sensibilitetit të lartë të maxhorancës për ti dhënë zgjidhje situatës. Është një çështje për ti dhënë drejtim problemeve të drejtësisë.

Duke komentuar qëndrimin e presidentit, pë reformën në drejtësi dhe Gjykatën e Lartë, Vasili tha se parlamenti ka qenë në funksione të plota kushtetuese.” Presidenti ndodhet ende në pozicionin e mëparshëm. Ndërkohë që ne kemi lëvizur. Kemi një ligj që ndodhet mbi tavolinë, por nuk kemi asnjë përgjigje nga presidenti”, tha Vasili.

Përsa i përket dekriminalizimit të parlamentit dhe këmbënguljen e opozitës për këtë çështje, Vasili tha se “Kemi vendosur bashkërisht ti qasemi ose të përballemi me çështjen”. “Nuk kemi individualizuar cili është instrumenti më i mirë. Do të ishte një ndalesë në kushtetutë, apo një rezolutë, janë instrumente të hapura”, tha Vasili.

Deklaratat e Fleckenstein

Vasili tha se Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein përdori një gjuhë shumë të paqme dhe vlerësor si shumë të rëndësishëm rolin e tij. “Ka përdorur një gjuhë shumë të paqme. Z. Fleckenstein ka luajtur rol të rëndësishëm në marrëveshjen e arritur, por sërish është modest, shembull për tu ndjekur nga politika shqiptare”, tha Vasili.

Në lidhje me testimin e mjekëve dhe infermierëve, Vasili tha se kjo gjë do të bëhet për ata që nuk plotësojnë kreditet.

“Është thënë se mjekët që nuk plotësojnë kreditet do të ndërpresin kontratën dhe do detyrohen të japin provimin e shtetit, nëse nuk e marrin do ta japin sërish provimin pas 6 muajsh, nëse sërish nuk e marrin do tu hiqet licenca. Sistemi i krediteve është vendosur në 2010. Mjekët duhet të plotësojnë kreditet. Mjekët provimin e shtetit e kanë të dhënë. Për një gjë të munguar duhen plotësuar mungesat”, tha Vasili.

Për dhënien me koncesion të shërbimeve spitalore, Vasili tha se kjo nuk është një risi dhe shëndetësia shqiptare e njeh këtë shërbim.

“Dhënia me koncesion e shërbimeve shëndetësore është Instrument i përdorur rëndom. Shëndetësia shqiptare e njeh këtë shërbim dhe e ka përdorur më parë, si hotelerinë etj. Koncesionim do të thotë që paratë që përdor shteti për të dhënë një shërbim, ja jep privatit ti përdorë pasi mendon që privati e jep shërbimin më mirë. Ka pasur ide për të dhënë shërbimin spitalor me koncesion. Shërbimi shëndetësor ka shumë më pak para se ci duhen realisht. Të gjitha kompanitë e interesuara për këtë proces janë tërhequr, pasi kanë para se s’ka para të mjaftueshme”, tha ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb