Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, është bërë viktimë e ngacmimit seksual para kamerave.

Ngjarja ndodhi dje, ndërsa presidentja po ecte në qendrën historike të qytetit të Meksikos. Në një video shihet një burrë që i afrohet nga ana, e përqafon, ku tenton ta puthë dhe ti prekë gjoksin.

Më pas, ai tenton ta prekë në gjoks, por një polic i gardës së saj ndërhyn menjëherë dhe e largon.

Sipas gazetës El Universal, burri është arrestuar, ndërsa prokuroria ka ngritur akuza për ngacmim dhe dhunë seksuale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: