Situata me zjarret në vendin tonë është ende e rënduar. Vijon zjarri në Kalasë të Delvinës, ndërsa flakët po përhapen edhe drejt Shën Vasilit dhe Vanës. Zjarrfikëset janë në terren për të ruajtur që të mos afrohet zjarri në shtëpitë e banuara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Pirro Vengu ka qetësuar banorët, por nga pamjet që vijnë, duket qartë se situata mbetet alarmante.

“Pas disa orëve ndërhyrje nga ajri, FA dhe MZSH kanë intensifikuar luftën me zjarrin në terren si pasojë e erërave të forta që kanë ngacmuar flakët. Fatmirësisht zjarri ndodhet larg zonava të banuara, teksa efektivët tanë do vazhdojnë angazhimin e tyre gjatë gjithë natës, nën monitorimin dhe orientimin e dronëve” – shkruan Vengu.

Ndërkohë, zjarri në Shalës është rreth 500 metra larg nga shtëpitë e para. Në terren janë 3 mjete zjarrfikëse. Situata paraqitet kritike edhe në fshatin Sasaj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb