Teksa sot pritet të mbahet në GJKKO gjyqi në themel ndaj presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, deputetë dhe përfaqësues të kësaj partie, por dhe mbështetës, kanë shkuar sot para Gjykatës së Posaçme. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb, mes përfaqësuesve të LSI-së ndodhet dhe Lefter Maliqi, po dhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi.

Meta ka kërkuar me këmbëngulje që seancat gjyqësore të transmetohen live, si një kush sipas tij që gjithçka të jetë transparente. Ai i është drejtuar me një kërkesë të veçantë edhe Gjykatës së Posaçme në lidhje me këtë çështje vetëm pak ditë më parë. “Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik”, shkroi Meta ai në një postim në rrjetet

Që prej 21 tetorit 2024, Meta nuk është shfaqur në publik dhe nuk ka dhënë asnjë intervistë, ndërsa imazhi i fundit i tij mbetet momenti i arrestimit. Meta i mohon të gjitha akuzat dhe pritet që për herë të parë të ketë një përballje direkte me prokurorët në sallën e gjyqit, në prani edhe të mediave, ku do të përcjellë mesazhet e tij publike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: