Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ushtruar sot kontrolle të befasishme në banesat dhe zyrat e disa zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve, në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Mes ish-zyrtarëve ndaj të cilëve është ushtruar kontroll ka qenë dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Ky i fundit u paraqit sot në SPAK, në kuadër edhe sipas procedurave që përcakton ligji.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, Proda shfaqet tejet i ‘përhumbur’ ndërsa ecën duke pirë cigare. Kujtojmë se GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kreun e SHISH, Vlora Hyseni, ndërsa caktoi ‘arrest me burg’ për disa efektivë policie.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: