SARANDË- Një familje e madhe delfinësh i kanë bërë pushimet të paharruara për një grup turistësh në Sarandë.

Gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se delfinët janë pare në ujërat e detit Jon në Sarande ku kanë shoqëruar anijen turistike “Onhezmi 1” në turin e saj ditor.

Delfinët 5 poshtë mjetit lundrues dhe disa të tjerë rreth e qark tij janë parë tek vendi i quajtur “Kepi i Qefalit”. Për rreth 1 orë turistet e huaj por edhe vendas kanë ndjekur me kërshëri lojën e delfinëve duke kaluar disa minuta në shoqërinë e tyre. Shijoni videon e siguruar nga “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: