Bayern fiton 3-1 ndaj Sportingut në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së ligës në Champions.

Kampionët e Gjermanisë ushtruan presion në pjesën e parë, por nuk e gjetën dot golin. Në fillimin e pjesës së dytë, një autogol i Kimmich i dhuroi avantazhin mysafirëve nga Lisbona.

Ekipi i Kompany reagoi dhe vendosi ekuilibrat. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Gnabry përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Karl përmbysi llogaritë, ndërsa Tah gjeti golin e qetësisë. Bayern shkon në kuotën e 15 pikëve në Champions.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb