Përpara ndeshjes Valbona-Iliria për kategorinë e dytë, Bashkia Tropojë zhvilloi një ceremoni me rastin e vendosjes së emrit të stadiumit “Vëllezërit Gega”. Në këtë mënyrë, Tropoja ka nderuar Halit dhe Skënder Gegën, ish-lojtarë të famshëm të Dinamos dhe Partizanit me origjinë nga Tropoja. Skënder Gega shkëlqeu edhe si trajner, teksa ka fituar edhe titullin si trajner i Partizanit në sezonin 2018-2019.

Ne ceremoni merrnin pjese ish futbollistë nga Tropoja, drejtues futbolli dhe familjare te vellezerve Gega. Pllaken e emrit te stadiumit e zbuluan kryetari i bashkise Rexhë Byberi dhe ish-futbollisti i njohur Halit Gega. Nga bashkia u ndane mirenjoheje per kontribues ne vite te futbollit ne Tropoje.
sinkron

Halit Gega është ndjerë i emocionuar në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie, teksa ka ardhur enkas nga jashtë për të qenë pjesë e këtij inagurimi.

(VIDEO FJALA E HALIT GEGES)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb