Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha po kalon një periudhë mjaft të mirë te AEK. Strakosha zhvilloi një paraqitje pozitive në barazimin 1-1 ndaj Olympiacos, takim ky i luajtur në fundjavë.
Strakosha ishte thuajse i pakalueshëm, duke i mohuar disa herë golin Olympiacosit, me pritjet e tij. 30-vjeçari u mposht vetëm në fund, nga një penallti e Taremit.
Përformanca e Thomas Strakoshës u vlerësua me notën 7.4, një nga më të mirët e skuadrës. Për të, ky është edicioni i dytë te AEK.
