Vazhdon revolta e studentëve, por edhe qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit.
Studentët kanë djegur kazanët e mbeturinave përpara godinës së institucionit kryesor arsimor në vend. Kazanët janë djegur para këmbëve të efektivëve, duke iu bërë thirrje edhe atyre, që të heqin kapelet.
Numri i studentëve dhe protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit është tepër i lartë. Protestuesit kanë vetëm një kërkesë, largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ata shprehen se Shqipëria është bërë një vend, ku nuk jetohet më.
