A mund të quhen studentë këta? Videoja që po shihni është regjistruar nga vetë studentët e Mjekësisë, të cilët përgjatë praktikës së tyre në Spitalin Psikiatrik në Tiranë kanë gjetur kohën të vënë në lojë një grua me probleme të theksuara mendore.
Nga pamjet e publikuara fillimisht nga JOQ, duken disa vajza që tallen rëndë me gruan e sëmurë dhe një djalë, që siç duket është shoku i tyre i kursit, si dhe personi që filmon gjithë ngjarjen.
Sipas raportuesit këto janë ngjarje të shpeshta që ndodhin në këtë spital dhe askush nuk merr asnjë masë për sigurinë e këtyre të sëmurëve të gjorë.
Një moment pikëllues në video është ai ku një tjetër grua e sëmurë mendore e këtij spitali i lutet të rinjve të lënë këtë zonjë të qetë e të mos ta tallin.
(ma.ar/BalkanWeb)
