Pamje spektakolare nga thellësitë e oqeanit kanë dalë në dritë me një kandil deti të rrallë “fantazmë” 10 metra të gjatë që është “kapur” nga lentet e studiuesve në ujërat e Gjirit Monterey, Kaliforni, në Oqeanin Paqësor.

Tentakulat e gjata të kandilit të detit gjigant “fantazmë”, të quajtur zakonisht Stygiomedusa, u panë nga studiuesit detarë në Institutin Kërkimor Monterey në një thellësi prej 975 metra.

Stygiomedusa është një nga kandil deti më të madh të gjetur ndonjëherë në planet dhe “noton” në pjesët më të thella të të gjithë oqeaneve të botës jashtë Arktikut. Kjo është një nga rastet e rralla – gjithsej nëntë – që shkencëtarët në fjalë e kanë parë këtë krijesë të çuditshme deti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vihet re se kjo gjallesë detare konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji. Tentakulat e saj janë gati 10 metra të gjata, kështu që mund të “rrëmbejë” pa problem prenë e tij. Jeton në një thellësi prej më shumë se 1000 metrash, larg njerëzve dhe pak kush ka pasur mundësinë ta hasë ndonjëherë.

Vihet re se gjithsej vetëm 100 herë deri më sot, studiuesit kanë pasur fatin ta “takojnë” atë, siç raportohet nga Live Science.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb