(Recetë nga znj.Eneida)
Për pitet:
380 gr miell Prima për peta
200 ml kos
Pak kripë
1/2 lugë çaji sodë
1 vezë
1 lugë gjelle vaj ulliri

Ngjeshim brumin dhe e lemë të pushojë për një orë. Më pas e hapim në pite sa pëllëmba e dorës, rreth 3-4 mm trashësi dhe e pjekim në tigan me pak vaj ulliri (aq sa për të lyer tiganin) me temperaturë mesatare.

Për mishin:
2 gjokse pule Perutnina Ptuj
1 lugë gjelle mustardë
1/2 lëng limoni
1 lugë piper të kuq të ëmbël
Kripë
Vaj ulliri

Mishin e presim në feta të holla. Trazojmë erëzat bashkë dhe shtojmë mishin në to. E marinojmë dhe e kalojmë në tigan me vaj ulliri derisa të skuqet dhe të mos ketë lëngje.

1 kg patate
Vaj misri Levante

I presim dhe i lemë pak në ujë. I skuqim në vaj misri. Më pas i kriposim.

Për xaxiqin:
1 kastravec
3 lugë të mëdha me salcë kosi
2 thelpinj hudhër
2 lugë vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull

Për mbushjen e piteve:
2 domate në feta të holla.
(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: