Tirana merr suksesin e dytë radhazi në kampionat. Bardheblutë mundën 3-0 Vorën në “Selman Stërmasi”. Ekipi i Shehit e mbylli pjesën e parë në avantazh, falë golit të Alvarez. Në pjesën e dytë, Xhixha shkëlqeu me dopietë, duke dërguar në festë tifozërinë vendase.

Tirana renditet në vendin e nëntë me 27 pikë dhe synon mbijetesën. Vora është në vendin e tetë me po aq pikë. Kjo ishte ndeshja e fundit e Superiores për javën e 29-të.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb