Barcelona nuk ndal hapin dhe korr suksesin e radhës në La Liga. Katalanasit fituan 2-0 ndaj Osasunës, në ndeshjen e luajtur në Camp Nou.

Ekipi i Flick shënoi në pjesën e parë me Ferran Torres, por goli u anulua për Offside. Për të zgjidhur ndeshjen mendoi Raphinha, në minutën e 70-të.

Një zbritje e shpejtë e Barçës gjeti të papërgatitur mysafirët, me Raphinhan që kompletoi dopietën. Barcelona kryeson me 7 pikë më shumë se Reali.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb