Dy anije cisterën u shënjestruan një ditë me parë nga një sulm me dronë në Detin e Zi. Sulmi u raportua  në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk në orët e para të mëngjesit.

Në rrejte sociale po qarkullojnë pamje të momentit kur cisternat sulmohen me dron.

Sipas LSEG , cisterna është Delta Harmony , e operuar nga kompania greke Delta Tankers  dhe pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil , ashtu si edhe Matilda, e operuar nga kompania greke Thenamaris dhe pritej të ngarkonte naftë nga Karachaganak.

Ndërkohë, një video e publikuar në platformën X,  duket edhe momenti kur droni godet cisternën Delta Harmony.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb