Një person u vra dhe të paktën 63 të tjerë u plagosën pas sulmeve në aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit.  Objektet diplomatike të vendosura në aeroport u dëmtuan, ndërsa fluturimet u ndaluan për disa orë.

Qeveria e vendit shpalli dy anëtarë të misionit diplomatik iranian të padëshirueshëm dhe u kërkoi atyre të largoheshin nga vendi brenda 24 orëve.

Ndërkohë, videoja e publikuar orët e fundit nga një kamera sigurie në zonë ka kapur momentin e saktë kur një dron iranian godet çatinë e aeroportit, duke shkaktuar një shpërthim dhe dëmet që pasuan.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: