Kongresmenja e Minesotës, Ilhan Omar është sulmuar gjatë mbledhjes së bashkisë. Gjatë aktivitetit, një person në sallë është nisur drejt sa duke tentuar ta spërkasë me një substancë misterioze.

Nga Omar pati reagim të menjëhershëm, duke u shprehur se “është mirë dhe se nuk ka pësuar dëme”.

“Askush nuk do të më frikësojë që të bëj punën time. Nuk do t’i lejoj që të fitojnë”, ka thënë ajo.

Anthony James Kazmierczak, 55 vjeç, është akuzuar për sulm të shkallës së tretë dhe po mbahet në paraburgim, shkruan BBC.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb