Recete nga Znj Eneida
Përbërësit
3 presh
4 kërpudha
1 patate
2 qepë të njoma
1 degë selino
1 të verdhë veze
200 ml pana
3 lugë gjalpë
3 lugë vaj
Kripë
Piper të zi
Përgatitja
Në një tenxhere të thellë hedhim gjalpin me vajin e ullirit. Shtojmë patatet në kubikë, preshtë në rrathë, selinon dhe qepët e njoma dhe i skuqim. Pasi kanë marrë një ngjyrë të artë, shtojmë lëngun e mishit dhe i ziejmë. Pasi të ziejnë, i grijmë me një mikser dore.
Rrahim vezën me panën dhe ia shtojmë supës. Shtojmë kripë dhe piper të zi.
(BalkanWeb)
