Shqipëria ndëshkon Serbinë në Leskovac, në minutën e 46, pikërisht në limitet e pjesës së parë.
Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Asllani në zonën e rreptësisë së serbëve, kthehet nga Gjimshiti me kokë në asist për Rey Manaj i cili me të djathtën godet fort dhe shënon një super gol në portën e vendasve.
Sulmuesi kuqezi feston duke bërë “shqiponjën”.
Stoli i kuqezinjve “shpërthen” bashkë me Sylvinhon e stafin e tij.
Ndërkohë të dëshpëruar tifozeria vendase lëshon thirrje raciste kundër lojtarëve shqiptarë.
Për shkak të festimeve “të tepruara”, arbitri ndëshkoi me karton të verdhë Manajn.
