Arbnor Muja realizoi gol me Sint Truiden, ndërsa u aktivizua në pjesën e dytë. Sulmuesi i krahut të djathtë vulosi rezultatin 1 me 4 për ekipin e tij në transfertën e Dender.
Goli i Mujës u regjistrua në minutën e 87-të. Ishte një goditje nga distanca, me të cilën përshëndeti rrjetën. Sint Struiden kryeson kampionatin aktualisht, ndërsa Rojal Union do luajë ndeshjen e tij.
Muja po bën mjaft mirë me ekipin belg ku e pati golin e katërt në kampionat. Sot ndërkohë u rikthye pas dy ndeshjeve pezullim për shkak të një kartoni të kuq. Hera e fundit, kur merrte minuta te Kombëtarja ishte në nëntorin e vitit 2023.
