Jose Mourinho mes lotësh dhe emocionesh shijoi në maksimum prezencën në finalen e Conference League: “Jam i lodhur, dua të shkoj në shtëpi”, u shpreh fillimisht portugezi duke vijuar më pas me analizën:

“Është një fitore e familjes, jo vetëm në fushë dhe pankinë, por edhe në stadium. Zhvilluam një ndeshje fantastike. Për mua, kur portieri në dy ndeshje, merr vetëm dy goditje në kuadrat, kundër një ekipi anglez, do të thotë se kemi bërë mirë. Djemtë u treguan fantastik, e meritojmë finalen.

Rrugëtimi ynë ka qenë fantastik, për të arritur në finale kemi zhvilluar 14 ndeshje, këtë e kemi paguar me disa pikë të lënë në Serie A. Tani shkojmë në finale dhe dëshirojmë ta fitojmë”, u shpreh Mourinho pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb