Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

3-4 kunguj të njomë
4-5 speca (të kuqe dhe jeshile)
1 qepë të thatë
2-3 thelpinj hudhër
3-4 domate
1 lugë salcë ose ½ fç pure domate
1 lugë supe uthull
1 lugë supe sheqer
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper të zi, piper të kuq
50 gr djathë kaçkavall

Përgatitja

Presim kungujt në fetëza të holla, i spërkasim me pak vaj ulliri dhe kripë dhe i pjekim në një tigan që nuk ngjit.

Grijmë qepën hollë, ndërsa hudhrat i shtypim dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri. Pasi qepa të jetë zbutur shtojmë specat e prera në rrathë dhe vazhdojmë kaurdisjen.

Presim domatet në kubikë të vegjël, mundësisht pa lëkurë dhe pa shumë fara. I vendosim domatet në një tenxhere ku shtojmë salcën e holluar me pak ujë (½ filxhan çaji). Rregullojmë shijen me kripë, sheqer, piper dhe pak uthull dhe e lemë salcën të ziejë për rreth 15 minuta.

Në një tavë të thellë vendosim ½ e salcës së përgatitur, më pas bëjmë një shtresë me kunguj, një shtresë me specat e kaurdisura me qepë, përsëri një shtresë me kunguj dhe një shtresë me salcë. E spërkasim të gjithë sipërfaqen e tavës me djathë kaçkavall të grirë në rende dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180-200 gradë për 20-25 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: