Zbardhet debati i ashpër mes kreut të Mundësisë, Agron Shehaj dhe kryeministrit Edi Rama, sot në Kuvend, teksa deputeti i kërkoi dorëheqjen.
Shehaj pohoi se Ramës i doli boja keq dhe se fundi i tij do të ishte në burg. Ai tha se nuk kishte vjedhur vetëm Belinda Balluku, por dhe vetë kryeministri, i cili pohoi se do të ishte ende në pushtet. Në mes të debatit, Rama u ngrit nga vendi dhe doli nga salla e Kuvendit, ndërsa jashtë e prisnin protestuesit, që kërkojnë prej 19 ditësh dorëheqjen e kryeministrit.
DEBATI
Shehaj: Të doli boja keq! Të doli boja keq! Të doli boja! U pasurove në kurriz të qytetarëve! Vodhe popullin më të varfër në Europë! S’ke argument tjetër! Je qesharak! Je banal dhe qesharak! Lëre Partinë Socialiste, fol për ça ke vjedhur! Lëre Partinë Socialiste, fol për Belindën dhe hajde në zgjedhje! Pse s’del në zgjedhje? Pse ke frikë? Pse ke frikë? Pse ke frikë? Pse ke frikë nga zgjedhjet? Në gjithë botën kërkojnë dorëheqjen tënde! I ke parë shqiptarët? I ke parë sa të vendosur janë? Ore të duan në burg! Të duan në burg! E Kishe menduar ndonjëherë që mund të përfundoje në burg? E mendoje ndonjëherë që do të të nxirrnin para drejtësisë? E kishe menduar ndonjëherë? Jo! Se po ta kishe menduar s’do kishe bërë atë që bëre!
Rama: Do jem deri në 2027 këtu!
Shehaj: S’do vesh ti? Je i paprekshëm ti? Po për çfarë ke vjedhur?
Pse Belinda i ka vjedhur ato para vetëm? Ti s’e dije? Dëgjo Dëgjo! Ti s’dije gjë për Belindën?
Rama: Ca kam vjedhur unë?!
Shehaj: Ti nuk dije gjë për Veliajn? Ti nuk dije gjë për Ahmetajn? Ti nuk dije gjë për Beqajn? Ti nuk di asgjë! Ti s’di asgjë! Ti je viktimë! U i shkreti ti. Po të paskemi rënë në qafë!
Do ikësh si çdo autokrat banal që ka parë ky vend! Është rrethuar parlamenti! Nuk do dalësh dot! Pse s’jep dorëheqje? Pse s’jep dorëheqje? Me dhjetëra mijëra duan dorëheqjen tëndë! Të duan në burg! Do ikësh siç ka ikur çdo autokrat! Do përfundosh në burg! Do ikësh edhe i urryer madje! Do përfundosh në burg! Do përfundosh në burg! Do japësh llogari ta dish! Do i japësh llogari qytetarëve ta dish! Do japësh llogari bashkë me këta këtu, ja të gjithë! Shi si e katandise Parlamentin shiko!
