Nëse ke frikë nga lartësitë më mirë mos e shiko këtë video. Një i apasionuar pas sporteve ekstreme ecin nëpërmjet një litari në dy majat e maleve të Sierra Nevadas në Kaliforni.
Video i filmua me aparat nga kasketa e tij duke treguar lartësinë e pabesueshme nga toka. Vetëm me një parzmore, dhe pa rrjetë sigurie, sportisti eci nga njëra majë e malit në majën tjetër vetëm mbi një litar të hollë.
Në një moment, ai fillon të humbasë balancën dhe bie, megjithatë e ruan qetësinë dhe riçohet sërish për të vazhduar ‘rrugën’ e tij.
(BalkanWeb)
