Seanca plenare e sotme në Kuvend u përfshi nga tone të ashpra, me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, që lëshoi akuza të forta ndaj mazhorancës.

Nga foltorja e Parlamentit, Noka i cilësoi ministrat dhe deputetët socialistë si “bandë hajdutësh” dhe tha se ata janë të frikësuar nga drejtësia.

“Makthi ju ka zënë, ju ka detyruar të mbroheni me çdo kusht! Secili nga ju ka një Nesti Angon të tij, një simbol korrupsioni. Ju fanepset në ëndërr dhe dilni këtu për të mbrojtur krimin e korrupsionin,” u shpreh ai teksa akuzonte ministrat socialistë pas tij.

“Makthi ju detyron, ju ka zënë makthi. Harrojeni se keni shpëtim, Banda e hajdutëve këtu mbrapa kanë Nesti Angonin e tyre gjithsecili, ky ka Nesti Angon, ajo ka, kjo ka Karlon Nesti Angon. Edhe juve ju ka përlyer diku si duket, sepse ju fanepset në ëndërr një Nesti Angon dhe dilni këtu dhe mbroni krimin e korrupsionin. I qanka djali lali vjedhësit atje dhe për këtë ligji nuk duhet të veprojë? Po Jamarbër Malltezi që kishte vajzën sëmurë sepse zhvilloi pronën e tij? Hajdutë! Asgjë më shumë se hajdutë nuk jeni! A ekziston termi turp te kjo bandë këtu?!
Shoh trishtim te të gjithë, këta mbrapa nuk kanë vetëm trishtim. Kanë halle të mëdha sepse prapa hekurave është botë tjetër. Janë delikatë këta, nuk e durojnë dot atë jetë, prandaj zverdhen, sepse atje i pret sapuni të gjithë. Prandaj nuk i zë gjumi”, u shpreh Noka.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb