Nga: DORJANA BEZAT*
TIRANE –Të shtëna me armë zjarri kanë shkaktuar panik tek qytetarët, pasditen e së dielës në zonen e Mulletit, në Tiranë. Rreth orës 15:00, tre persona kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip fuoristradë, dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër.
Menjëherë pas sinjalizimit shërbimet e komisariatit nr. 1 kanë kaluar në gatishmëri duke i ndaluar tre personat përballë “ Liceut Artistik”. Pasi panë se po ndiqeshin nga policia njëri nga pasagjerët e ka hedhur në rrugë armën.
Policia menjëherë ka sekuestruar armën e zjarrit, si edhe ka arrestuar shtetasit Ermal Kadilli, Dritan Masha dhe Dritan Ago.
Mësohet se arma i përkiste shtetasit Ermal Kadilli, i cili u neutralizua nga një police femër.
Para uniformave blu ai pranoi posedimin e armës tha se kishte qëlluar në ajër pa arsye.
VIDEO E ARRESTIMIT
NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur kapjen në flagrancë të tre shtetasve:
- Ermal Kadilli, 36 vjeç, banues Tiranë
- Dritan Masha, 36 vjeç, banues Tiranë
- Dritan Ago, 35 vjeç, banues Tiranë
Të tre shtetasit e sipërpërmendur udhëtonin në një automjet tip Jeep, me targa AA 425 ON dhe dyshohet të kenë qëlluar me armë pasi kanë dalë nga një resort (bar -restaurant) në Mullet.
Policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje te tyre.
Rreth orës 14:40, janë konstatuar në rrugën e “Elbasanit”, nga patrulla e dytë pasi nuk i kanë qëndruar patrullës policore në vendin e njohur si rreth rrotullimi TEG-ut.
Në momentin e ndalimit këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe menjëherë kanë hedhur jashtë në tokë sendin e kundraligjshëm, një armë zjarri pistoletë tip TT.
Dyshohet se arma i përkiste shtetasit Ermal Kadilli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vendngjarje (Mullet)janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
PAMJET GJATE ARRESTIMIT NGA KAMERAT E TRUPIT TE POLICISE
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/punetebrendshme.gov.al/videos/1246181262098697/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
(er.nu/BalkanWeb)
