SHBA– Të paktën 4 persona javë vrarë dhe 10 të tjerë raportohen të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash brenda kompleksit ku zhvillohet një turne video-lojërash në Jacksonville.

Në një video të publikuar nga mediat ndërkombëtare dëgjohen të shtënat me armë zjarri gjatë kohës që po zhvillohej evenimenti.

Policia në Florida tha se një person është qëlluar për vdekje dhe u kërkoi njerëzve të shmangin zonën. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për sulm terrorist, ndërsa policia vijon hetimet.



(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: