AUSTRALI- Të shtëna me armë janë raportuar në Sydney gjatë një feste hebraike, “Hanukkah”.
Sipas BBC të paktën 12 persona kanë humbur jetën. Ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë për trajtim mjekësor.
Mes viktimave dhe një prej autorëve të dyshur që hapi zjarr mbi turmën e njerëzve që po festonin festën hebraike Hanukkah në plazhin Bondi ndërsa rreth 30 të tjerë të plagosur.
Policia e Uellsit ka dhënë detaje paraprake duke njoftuar dy personat që dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri janë “neutralizuar”.
Qytetarëve u është bërë thirrje që të shmangin lëvizjet në zonë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Bondi Beach, appears that a bystander rushed one of the shooters and disarmed them. pic.twitter.com/iphfol8X0u
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) December 14, 2025
Kryeministri Australian gjithashtu ka reaguar duke u shprehur se “Policia dhe ekipet e emergjencës janë në terren duke punuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve”, shton ai.
BREAKING: Video shows gunmen opening fire at Bondi Beach in Sydney, Australia, reports of multiple victims. pic.twitter.com/aL9lvRJWMU
— AZ Intel (@AZ_Intel_) December 14, 2025
