Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar sot një nga personat që ai e quan kyç në skemën e mashtrimit online përmes platformës XUEX e cila funksiononte si skemë piramidale online.

Braçe, përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale ka shpjeguar se si Joana, vidhte qytetarët duke iu marrë paratë nga llogaria bankare drejt Binance, e më pas nga Binance drejt XUEX.

“Kjo është video më domethënëse-provë për piramidat online dhe Joana ka rekrutuar njerëz që grumbullonin paratë për piramidën”, shkruan Braçe.

Mesazhi i plotë

TE TE VJEDHIN ME TELEFON NE DORE!!

KJO ESHTE VIDEOJA ME DOMETHENESE-PROVE

PER PIRAMIDAT ONLINE:

KESHTU JU MERRNIN LEKET NGA LLOGARIA BANKARE NE BINANCE DHE NGA BINANCE NE XUEX!

Shiheni VIDEON, NJERA NGA TE DYJA ESHTE JOANA;

PERSONI KYC QE KA DREJTUAR TRAJNIME ME AGJENTET qe rekrutonin njerez e grumbullonin parate per PIRAMIDEN!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb