Ndeshja mes Tiranës dhe Teutës duhej të mbyllej me festën e titullit të radhës për bardheblutë. Por në fakt është mbyllur me pamje të turpshme, pasi policia është dashur të hyjë në fushë për të mbrojtur gjyqtarin nga sulmi i lojtarëve të bardhebluve.

 

Tirana Teuta (16)
Tirana Teuta (16)

Këta të fundit, kanë protestuar për vendimet e gjyqtarit Laver Alla duke iu vërsulur këtij të fundit sapo mbylli sfidën dhe u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të mbajtur larg lojtarë si Bekaj e Totre teksa më pas ishte drejtori sportiv Tefik Osmani ai që largoi vetë futbollistët.

 

Tirana Teuta (11)
Tirana Teuta (11)

Edhe Osmani nuk i shmangu disa batuta ndaj gjyqtari i cili u rrethua nga policia, që e shoqëroi jashtë fushës së lojës në këto momente të fundit të sfidës.

Tirana Teuta (21)
Tirana Teuta (21)

Gjithçka vazhdoi edhe me një breshëri sendesh të hedhura drejt tij nga tribuna qendrore, duke e kthyer atë që duhej të ishte festa e titullit, në një spektakël të shëmtuar.

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb