Nigeria triumfoi 0-2 ndaj Algjerisë, në përballjen e vlefshme për Kupën e Kombeve të Afrikës. Në fundin e sfidës së luajtur në “Stade de Marrakech”, nuk mungoi tensioni dhe përplasja.
Protagonist ishte portieri i Algjerisë, Luca Zidane, djali i Zidane, i cili kap mesfushorin nigerian Raphael Onyedika, ndërsa ky i fundit heziton ta shtyjë.
Sherri u agravua me kalimin e sekondave, me anëtarët e stafit që ndërhynë, duke qetësuar situatën. Nigeria u kualifikua në gjysmëfinale dhe do të përballet me Marokun.
Arbitri senegalez Issa Sy u shoqërua nga forcat e sigurisë për të dalë jashtë fushe, për arsye sigurie.
🚨 Grosse altercation entre les joueurs algériens et les arbitres puis les joueurs du Nigeria.
Luca Zidane dans une colère noire ! pic.twitter.com/vcf4gy8gDI
— Hanif Ben Berkane (@HanifBerkane) January 10, 2026
