Këtë të dielë u zhvillua ndeshja mes Orikut dhe Bylis B në Stadiumin “Adush Muça”, sfidë kjo që shkoi për llogari të Kategorisë së Dytë. Ky takim është shoqëruar me incidente, teksa nuk kanë munguar përplasjet mes lojtarëve.
Për të qetësuar situatën është dashur ndërhyerja e forcave të policisë, ndërsa siç shihet në video, është shoqëruar edhe mesfushori i njohur 35-vjeçar i Orikut, Bruno Telushi. Telushi, mbahet mend për faktin se ka luajtur për Partizanin për disa sezone.
Pamje të tilla nuk i shkojnë aspak përshtat sportit më të ndjekur, me futbollin shqiptar që kthehet shumë vite mbrapa.
