Me incidente po shoqërohet sërish seanca e sotme plenare në Maqedoninë e Veriut. Siç shihet nga pamjet, dy deputetë, Dimitar Apasiev nga e majta dhe Martin Kostovski nga LSDM, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke krijuar rrëmujë në sallë.

Duket se ‘mollë sherri’ edhe këtë herë është bërë propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.

Falë reagimit në kohë të pjesës tjetër të deputetëve, u shmang një përplasje fizike dhe gjithçka u la në duart e shakave dhe shkëmbimit të fyerjeve dhe provokimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb