Tensione janë regjistuar në një qendër votimi të vendosur tek shkolla “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ku është dashur ndërhyrja e forcave të Policisë. Përplasja ka ardhur pasi akuzave të opozitës se patronazhistë të PS-së po shpërndanin paratë për vota.

I përfshirë është edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Mbërrin edhe përfaqësuesja e PD, Adriana Kalaja.

“Ka ndodhur një krim zgjedhor. Patronazhistët në dijeninë tonë po shpërndanin para, çfarë mund të bësh tjetër në një zyrë anonime që mbrohet nga policia e shtetit. Në mes të ditës u bë një krim i shëmtuar zgjedhor”, u shpreh Blushi.

Tedi Blushi shtoi: “Brenda keni provat e krimit, ata patronazhistët që ikën me vrap të kapur në flagrancë.

Erion Braçe është brenda, po i jep imunitet politik krimit. Këta janë deputetët e Rilindjes që edhe pak minuta largohet nga pushteti.

Kemi kapur në flagrancë patronazhistë, i kemi filmuar. Në dijeninë tonë për shpërndanin para, një njeri s’ka pse ikën me vrap për sa kohë s’është në shkelje të ligjit. Do të rrimë këtu derisa të arrestohen banditët që shpërndanin para për të blerë vota”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb