Sërish tensione para godinës së Kuvendit. Makina ujëhedhëse e policisë ndërhyn për të shpërndarë protestuesit e opozitës.
Më herët u përdor edhe gaz lotsjellës drejt mbështetësve të PD.
Ndërsa nga ana tjetër, protestuesit hodhën sende të forta drejt kordonit të policisë, përfshirë edhe gurët e trotuarit.
Nga tubimi i sotëm i opozitës raportohet për disa të lënduar si nga radhët e efektivëve ashtu edhe të protestuesve.
