Erzeni mundi 1-2 Kukësin, në ndeshjen e vlefshme për Superiore. Jo gjithçka shkoi mirë në këtë takim në Kukës Arena”, teksa pati momenti tensioni pas golit të përmbysjes.

Tifozët u futën në fushë duke krijuar një kaos të madh, ndërsa për të qetësuar situatën u desh ndërhyerja e forcave të sigurisë.  Ndeshja u ndërpre përkohësisht për të rinisur 20 minuta më pas, me stadiumin e boshatisur. Pamje të tilla nuk i shërbejnë aspak lojës më të mirë në botë. Pavarësisht zhvillimit, futbolli i vendit tonë në disa raste rikthehet vite mbrapa.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: