Ronaldinho bëri bujë ditën e djeshme teksa në media u raportua goli i tij nga mesi i fushës në një ndeshje bamirësie të zhvilluar në Brazil. 37-vjeçari që njihet për teknikën dhe talentin e padiskutueshëm mahniti pothuajse këdo që pa atë gol, por para se të arrinte ta shënonte më parë kishte dështuar të bënte të njëjtën gjë, po në këtë përballje.
Sot është zbuluar një tjetër video teksa braziliani tenton të befasojë portierin nga mesi i fushës. Ronaldinho godet pa u menduar duke parë daljen e portierit, por ky i fundit arrin ta evitojë golin duke u kthyer shpejt në portë dhe duke e pritur topin me stilin “scorpion”, të bërë të famshëm nga portieri legjendar Rene Higuita.
Pas këtij episodi futbollistët në fushë bëjnë me shenjë të duartrokasin veprimin e portierit, pa e ditur se goli i Ronaldinho-s nga mesi i fushës thjesht mund të evitohet për momentin, por kurrsesi nuk mund të mos ndodhë po këmbënguli braziliani.
(e.k/BalkanWeb)
