Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë goditi ishullin e pabanuar Antsiferov pranë gadishullit Kamchatka, duke shkaktuar panik mes kolonisë së luanëve të detit Steller – një specie e rrallë dhe e rrezikuar.

Lëkundjet dhe rrëshqitjet e gurëve detyruan qindra luanë të hidhen në det për t’u strehuar, skenë kjo e filmuar nga një turist në një anije të afërt.

Pamjet tregojnë kafshët teksa largohen me nxitim nga brigjet ku zakonisht qëndrojnë të qeta.

Edhe pse nuk pati dëme njerëzore, studiuesit shprehin shqetësim për ndikimin afatgjatë që ky tërmet mund të ketë në ekosistemin delikat të ishullit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: