Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

200 gr thjerrëza
2 karota të mëdha
200 gr salcë domate
100 gr makarona të vogla
4 qepë
1 gjethe dafine
Kripë
Vaj ulliri
30 gr gjalpë
1 lugë gjelle pekmez

Përgatitja
3 qepë i presim në rrathë dhe i skuqim në temperarurë mesatare në vaj ulliri. Shtojmë pak ujë që të zbuten dhe pasi janë karamelizuar shtojmë pekmezin.
Në një tenxhere vendosim thjerrëzat të ziejnë. Pasi ziejnë u heqim ujin dhe i shpëlajmë mirë.
Në një tigan skuqim qepën me karotat dhe shtojmë domatet. Skuqim mirë për disa minuta dhe shtojmë thjerrëzat, kripën si dhe nje gjethe dafine. I ziejmë bashkë për pak minuta dhe më pas shtojmë makaronat. Akoma 10 minuta zierje dhe janë gati.
I servirim me qepët e karamelizuara lart.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb