Geraldo Zeneli dhe Gëzim Cani janë arrestuar në lidhje me një se i vjedhjesh në kryeqytet.
Sipas hetimeve paraprake, 34-vjeçari Zeneli, dyshohet se gjatë muajve korrik, tetor dhe nëntor ka kryer vjedhje në 5 automjete dhe 1 subjekt, të cilëve më parë u ka thyer xhamat.
Sendet dhe materialet e vjedhura më pas dyshohet se ia shiste shtetasit Gëzim Canit.
Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan një sasi materialesh të vjedhura, që dyshohet se janë pjesë e veprimtarisë kriminale të dyshuar të çiftit.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar edhe raste të tjera të mundshme vjedhjesh të kryera nga 34-vjeçari.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh/subjekte, për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte, pas thyerjes së xhamave, bazuar dhe në informacionet e marrë në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The thief”.
Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe G. C., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi G. Z, në muajt korrik, tetor dhe nëntor ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat, në lagje të ndryshme, të cilat më pas ja shiste shtetasit G. C.
Gjithashtu, shtetasi G. Z, në datat 20.11.2025 dhe 29.11.2025, ka vjedhur 2 biçikleta.
Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë e sekuestruan disa prej materialeve të vjedhura.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer nga 34-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
