Fitorja në derbi ndaj Partizanit ka sjellë festë të madhe në kampin bardheblu. Pas triumfit ndaj rivalëve të përjetshëm, lojtarët e Tiranës dhe tifozët janë bërë bashkë për të festuar këtë sukses.
Atmosfera ka qenë elektrizuese, me përkrahësit e Tiranës që nuk kanë hezituar të këndojnë bashkë me futbollistët.
Theksojmë se ekipi i Dean Klafurić fitoi 1-3, në në sfidë plot spektakël, emocione, shtylla dhe ritëm. Ky ishte derbi i parë i këtij sezoni në Superiore.
View this post on Instagram
