Java e 34-të e Superligës dhuroi emocione të mëdha, teksa skuadrat e kryeqytetit vazhdojnë garën në distancë për titullin kampion. Tirana triumfoi 1-3 ndaj Laçit, në sfidën e luajtur në Kurbin.

Sfida u zhbllokua pas 17 minutash lojë, falë një goditje të bukur me të majtën të Hasanit. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi siguroi 3-pikët në minutën e 65-të, pasi Hila dyfishoi shifrat dhe po i njëjti futbollist “tundi rrjetën” sërish pas 5 minutash.

Kurbinasit u përpoqën të reagonin, por mjaft vonë, pasi goli i  erdhi në shtesë

Tirana kryeson kampionatin me 63 pikë, 2 më shumë se Partizani. Laçi gjendet në vendin e gjashtë me 44 pikë.

Partizani tregon karakter në kryeqytet dhe bën detyrën ndaj Vllaznisë duke e mundur 2-1.

Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 25-të, me Rrapajn që u tregua i saktë para portës. Brenda fraksionit të parë, djemtë e Colellas shënuan sërish, këtë herë me Sotën, i cili nuk fal me kokë.

Shkodranët zgjohen në fillimin e pjesës së dytë dhe shkurtojnë diferencat me anë të Bekim Balaj. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me Partizanin që vazhdon ndjekjen ndaj Tiranës dhe aktualisht ka 61 pikë. Në krahun tjetër, Vllaznia pozicionohet e katërta me 46 pikë, 2 javë përpara fundit të kampionatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: